Bajrami ironizon me premtimin e Kurtit për fabrikën e municionit, ia kujton atë të keqapit që s’e bëri

18:08 | 27 November 2024
bajrami-ironizon-me-premtimin-e-kurtit-per-fabriken-e-municionit,-ia-kujton-ate-te-keqapit-qe-s’e-beri

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike të municionit.

Bajrami ia ka kujtuar Kurtit premtimin për fabrikën e keqapit në Kosovë që s’është realizuar për këto katër vite.

Ajo me ironi ka thënë se meqë i shkuan katër vite dhe s’mundi ta bëjë, tash po e nis fabrikën e municionit.

“A e mbani mend premtimin e Albinit për ndërtimin e një fabrike të keqapit?Eh, pasiqë shkuan 4 vite atë s’mundi ta ndërtojë e sot tha hajt se po e fillojmë një fabrikë të municionit. Besoj deri me 9 shkurt e ndërton. Si të ndërtojnë fabrikën e municionit, po e hapshin Urën e Ibrit.Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi”, ka shkruar Bajrami

 

 

Komento: