Ka nisur seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës për të debatuar rreth kontratave njëburimore.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit.
“Grupi parlamentar i LDK-së i mbështetur edhe nga grupet e tjera opozitare ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga qeveria Kurti 2. Janë nënshkruar mbi 1 mijë e 800 kontrata njëburimore në vlerë prej mbi 240 milionë euro. Këto kontrata janë burim i korrupsionit”, tha Bajrami./klankosova