Bajrami: Kurti e krahason buxhetin e vitit 2025 me vitin 2000, krahasime të tilla janë ofendim

08:08 | 13 November 2024
bajrami:-kurti-e-krahason-buxhetin-e-vitit-2025-me-vitin-2000,-krahasime-te-tilla-jane-ofendim

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti ka krahasur buxhetin e vitit 2025 me vitin 2000.

”Në çfarë gjendje kemi qenë në vitin 2000, kemi qenë vend i varun krejt komplet prej donacioneve, a kanë jetu këta njerëz në Kosovë, në një dekade shqiptarët e Kosovës kanë qenë të përjashtuar prej punës, janë mbyllur fabrikat s’ka pas kush me punu”, tha Bajrami ndër tjera.

Bajrami tutje ka shtuar se krahasime të tilla janë ”ofendim për qytetarët”. /rtv21

Komento: