Bajrami – Kurtit: Çka mendon që Çeku i ndau qindra mijëra euro OJQ-së që e themeloi vetë e asaj të motrës së deputetit të LVV-së?

15:53 | 08 Korrik 2024
bajrami-–-kurtit:-cka-mendon-qe-ceku-i-ndau-qindra-mijera-euro-ojq-se-qe-e-themeloi-vete-e-asaj-te-motres-se-deputetit-te-lvv-se?

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta tregojë qëndrimin e tij për shpërndarjen e fondeve në dy raste nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila udhëhiqet prej Hajrulla Çekut.

Duke marrë shkas nga një postim i Kurtit në Facebook ku ai shkroi për punët e Ministrisë së Kulturës, Bajrami e pyeti atë se çfarë mendon për ndarjen e qindra mijëra eurove për organizatën joqeveritare “EC Ma Ndryshe” që ministri e ka themeluar vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashi, “Autostrada Biennale”.

“Sot Albin Kurti paska lavdëru Ministrinë e Kulturës!!! Kryeminister, se buxheti është rritë për kulturë e dëshmon edhe fakti që ministri juaj para disa ditëve dha qindra e mijëra euro për OJQ-në që e ka themelu vetë dhe për atë të motrës së deputetit të LVV-së. Andaj Kryeminstër, para se të na lavdërohesh për namin që keni lanë në kulturë na trego fillimisht qendrimin tuaj lidhur me shpërndarjen e fondeve nga ana e Hajrullah Çekut se paku në dy raste? Çka mendon Kurti Kyreminister sot për këto dy raste? Përgjigju nëse të ka ngelë ndonjë trohë dinjitet!”, shkroi Bajrami.

Kurti shkroi se “buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021” e se “në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”./Front Online/

Komento: