Bajrami: Kushtetuesja i dha fund bllokadës së Kurtit për Albulena Haxhiun

13:56 | 08 Gusht 2025
Bajrami: Kushtetuesja i dha fund bllokadës së Kurtit për Albulena Haxhiun

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se prej ditës së parë e kanë thënë atë që sot u vërtetua.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami theksoi disa nga pikat e Kushtetueses, njëra prej të cilave thekson se Albulena Haxhiu nuk mund të votohet më shumë se tre herë.

Sipas Bajramit,Kurti e ka detyruar Deharn ta  shkelë Kushtetutën.

“I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.”,tha ajo.

Bajrami në postimin e saj ka shtuar se pa respektim të kushtetutës s’ka demokraci

Deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështet transparencën, sepse ne jemi përfaqësues të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton. S’ka demokraci aty ku s’ka respektim të Kushtetutës dhe të Ligjit”, ka shkruar Bajrami.

Komento: