Bajrami: LVV i ka 66 deputetë, mund ta kalonte buxhetin

21:25 | 25 Prill 2026
bajrami:-lvv-i-ka-66-deputete,-mund-ta-kalonte-buxhetin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pas moskalimit të Buxhetit 2026 sot në Kuvend, duke thënë se LVV mund ta kalonte buxhetin vetë, por ia la fajin opozitës.

Përmes një postimi në “>Facebook, Bajrami shkroi se buxheti dhe rishikimi i tij kalojnë me shumicë të thjeshtë, duke pasur 61 deputetë prezent, ndërsa LVV ka 66 deputetë.

“Mos bëni propagandë! Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, njëjtë edhe rishikimi i tij. Mjafton të jenë në seancë 61 deputetë prezentë dhe shumica të votojë për. LVV i ka 66 deputetë. Asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin t’i ndihmojë qytetarët; as në gjashtë vitet e kaluara Kurti s’ka pasur asnjë pengesë. Pengesa e vetme e Kurtit është vetë apetiti i tij për të sunduar”, shkroi Bajrami

Komento: