Bajrami-Muratit: Me ty ministër, larg po më duket 9 shkurti

20:08 | 08 January 2025
bajrami-muratit:-me-ty-minister,-larg-po-me-duket-9-shkurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati çdo ditë krenohet për borxhin e ulët publik, e sot “ka vajtuar”, që “opozita nuk e ka lejuar të hyjë në borxh”.

Por Bajrami thotë se me 9 shkurt qytetarët do ta gjykojnë pushtetin që ia dhanë mbi 50% për punë, e jo për ankesa.

“Ministri i cili çdo ditë krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita katër vjet nuk e ka lënë me hy në borxh. Jo zotri, me 9 shkurt qytetarët kanë me të gjyku ty se ty t’i kanë dhanë 51%, ata të kanë votu me kry punë e jo me u anku se gjoja opozita të paska pengu. A po të kujtohet vetja kur ke qënë në opozitë?  A don me ta rikujtu me video?”.

“Kësaj qeverie i ka ”pengu” Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, Policia, i ka ”pengu” opozita, Parlamenti, i ”pengon” edhe ardhja e Viti te Ri.  Ministri i dështimeve ekonomike duhet të tregojë pse se ka bërë TVSH-në zero për miell, për vaj, për qumësht, për gjërat elementare?  Natyrisht se s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale e tash po del dhe po e fajëson opozitën për dështimet 4-vjeçare. Me ty minister, larg po me duket 9 shkurti”, ka shkruar Bajrami.

Komento: