Bajrami për 2 milionët e vjedhura: S’mund të garantoj, por po punoj që të kthehet çdo cent i vjedhur

23:04 | 26 Tetor 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami thotë se paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit do të duhej të kthehen cent më cent.

Ajo theksoi se nuk mund të garantojë për një gjë të tillë por se po bëjnë gjithçka që kjo të ndodhë.

“Meqenëse transferet janë bërë përmes bankës, paratë do të kthehen cent e më cent”, ka thënë Bajrami.

“Po bëjmë gjithçka që kjo të ndodh. Do të duhej të ktheheshin, por nuk mund të garantoj”, ka shtuar ajo.

Komento: