Bajrami reagon për kthimin e kontrollit të naftës në Doganë

23:54 | 07 May 2021

Pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kontrolli i naftës i është kthyer Doganës, ka reaguar pararendësja e Hajdarit, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se për këtë çështje, ka nxjerr një Udhëzim Administrativ gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Së bashku me një ekip të ekspertëve përkundër kundërshtive të mëdha në vitin 2017, në cilësinë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë pata nxjerrë Udhëzimin Administrativ 01/2017 për kalimin e kontrollit të naftës të Doganat e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Ministrja e MTI’së, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se është ndërmarrë vendimi për anulimin e Udhëzimit Administrativ nr. 09/2020, duke e kthyer matjen e cilësisë së naftës nga kompani private në Laboratorin e Doganës.

Komento: