Bajrami thotë se vizita e kryediplomates belge theksoi marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë

18:36 | 25 Nëntor 2023
bajrami-thote-se-vizita-e-kryediplomates-belge-theksoi-marredheniet-e-mira-kosove-belgjike

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, përmes një shkrimi në “X” ka thënë se vizita e Ministres së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib ka theksuar marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë.

Ai u shpreh se kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi siç u shpreh ai, më 1 janar Belgjika po merr Presidencën e Këshillit të BE-së dhe sipas Bajramit, Kosova ka synime ambicioze për vitin 2024.

“Marrëdhëniet shumë të mira dhe të thelluara Kosovë-Belgjikë u shfaqën premten, gjatë vizitës së Hadja Lahbib në Prishtinë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi më 1 janar Belgjika po merr Presidencën e Këshillit të BE-së dhe Kosova ka synime ambicioze për vitin 2024”, shkroi ai.

Komento: