Bajrush Ymeri: “Vetëvendosja” nuk është parti serioze si LDK-ja, prandaj nuk ka prezantuar ende program

09:08 | 17 January 2025
bajrush-ymeri:-“vetevendosja”-nuk-eshte-parti-serioze-si-ldk-ja,-prandaj-nuk-ka-prezantuar-ende-program


Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bajrush Ymeri, ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se për një parti serioze nuk është në rregull të hyjë në garë zgjedhore pa pasur një program.

Ai theksoi se LDK-ja ka prezantuar programin në çdo tubim dhe se ky veprim i VV-së duhet të vlerësohet nga qytetarët më 9 shkurt.

“Për një parti serioze nuk do të ishte në rregull me hy në garë zgjedhore pa program. Të gjitha partitë e tjera e kanë përgatitë qysh më herët gjatë vitit 2022/2023 e kemi prezantuar dhe tani për këto zgjedhje po e prezantojmë në mënyrë të detajuar në çdo tubim që po mbahet. Kjo nuk është në rregull duhet ta vlerësojnë këtë veprim të VV me 9 shkurt”, tha ai.

Ymeri gjithashtu akuzoi VV-në se ka dështuar të realizojë projektet e programit të kaluar dhe se tani po e prezanton sërish programin e pa zbatuar.

“Ndoshta edhe nuk kanë program hiç sepse edhe mandatin e kaluar e kanë prezantuar një program, por nuk kanë realizuar asnjë projekt. Këta e kanë programin e mandatit të kaluar të pa zbatuar”, u shpreh Ymeri për “Front Online”.

Komento: