
AC Milan i ka vënë sytë te Raphael Onyedika për mesfushën dhe negociatat janë duke vazhduar me ekipin Midtjylland.
Megjithatë, përpara se të shkojnë më tej, kuqezinjtë do të duhet të shesin Tiemoue Bakayokon.
Bakayoko u soll në një huazim dy-vjeçar nga Chelsea verën e kaluar dhe pas një sezoni të parë zhgënjyes, Milani është i gatshëm ta lërë atë të largohet me herët se ishte menduar.

Edhe anglezët janë të gatshëm ta pranojnë këtë, por duhet gjetur një destinacion i ri, përcjell ORAinfo.
Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, ekipe si Galatasaray dhe Nottingham janë të interesuar për Bakayoko.
Pasi të zgjidhet situata e Bakayoko-s, atëherë Milani do të jetë në gjendje të fokusohet vetëm te Onyedika.
21-vjeçari ka një çmim prej rreth 8 milionë euro dhe besohet se Milani mund të arrijë një marrëveshje me Midtjylland falë bonuseve. /ORAinfo/