AC Milan është duke u përgatitur për të bërë revolucionin e radhës gjatë afatit të transferimeve të verës.
Qëllimi i kuq e zinjve është transferimi i lojtarëve të rinj dhe me talentë të madh.
Por ka edhe nga ata që kërkojnë rikthimin në ‘San Siri’. Njëri nga ta është mesfushori i Chelseas i huazuar të Monaco, Tiemoue Bakayoko, përcjell ORAinfo.
Francezi ka kohë që po bën presion për një rikthim në klub.
Këtë e konfirmon gazetari i njohur i sportit italian Fabrizio Romano.
Ai thotë se Bakayoko e dëshiron me zemër Milanin, mirëpo sipas tij deri më tani nuk ka pasur negociata të vërteta në lidhje me kthimin në San Siro.
Mbetet të shihet nëse këtë dëshirë të Bakayokos do ta plotësoj Milan. /ORAinfo/