Bakayoko flet për incidentin me Gattuson, befason me këto fjalë

12:33 | 07 Maj 2019

Mesfushori i Milanit, Timeoue Bakayoko është përfshirë në një zënkë verbale me trajnerin e Milanit Genaro Gattuso gjatë ndeshjes së mbrëmshme që rosonerët zhvilluan kundër Bolognas.

Bakayoko ka dhënë versionin e tij për këtë incident në të cilën ai duket se refuzon të hyjë në fushë pas udhëzimeve nga Gattusos.

“Kur u ktheva për t’u ulur në stol, trajneri u kthye tek unë me terma që nuk e prisja. Unë nuk kam bërë asgjë tjetër veçse përsëris fjalët e tij, asgjë më shum”, ka thënë Bakayoko, përcjell ORAinfo.

Ndryshe, Milani me vështirësi arriti të mposht Bolognen në këtë ndeshje me rezultat 2:1. /ORAinfo/

Komento: