Tiemoue Bakayoko nuk po mund ta harroj Milanin.
Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko dëshiron rikthimin te Milani.
Sipas “Calciomercato”, francezi ka biseduar me drejtuesit rosoner dhe atyre iu ka shprehur dëshirën që të rikthehet në qytetin e modës.
25-vjeçari luajti në San Siro për një sezon në vitin 2018/19 dhe shpreson që të rikthehet përsëri.
Bakayoko është i huazuar te Monaco dhe francezët nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë atë. Interesim për të ka shfaqur edhe Sevilla.