Bakayoko nesër testet mjekësore në Napoli.
Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko pritet të jetë në Itali të dielën për teste mjekësore, duke kompletuar huazimin e tij në Napoli
Shumë burime, përfshirë edhe Sky Sport Italia, kanë shkruar që Bakayoko do të ateroi nesër në Itali për të bërë testet e tij mjekësore.
Ai do të ribashkohet me trajnerin Gennaro Gattuso, i cili ka punuar me të gjatë kohës kur ai ishte i huazuar në Milan gjatë sezonit 2018-19.
Milan ishte në bisedime për një rikthim të tij në San Siro në fillim të verës, por Chelsea dëshironte 25-30 milionë euro për të.
Napoli, në anën tjetër, duket se është gati për ta marrë atë në huazim pa obligim apo mundësi blerje.
Bakayoko kaloi sezonin e tij të fundit i huazuar në Monaco.