Bakayoko nuk e harron Milanin, tregon nëse do të rikthehet në San Siro

21:55 | 05 Mars 2020

Tiemoue Bakayoko ka folur edhe një herë për kohën e tij në Milano dhe marrëdhëniet e tij me trajnerin atëhershëm Gennaro Gattuso.

Francezi u bashkua në sezonin e kaluar për huazim me kuqezinjtë nga klubi mëmë Chelsea dhe u bë një favorit i tifozëve pas një fillimi të vështirë.

Përkundër kësaj, klubi nuk e shfrytëzoi mundësinë e tyre për të blerë dhe ai u huazua përsëri në Monaco verën e kaluar.

Bakayoko asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen e tij për Milanin dhe kohën e tij në San Siro, dhe ai bëri pranimin e shokut në fillim të vitit që preferon Milanin te klubi mëmë Chelsea gjatë një interviste, përcjell ORAinfo.

Tani ai ka folur për RMC Sport, dhe Bakayoko ka lënë të kuptohet se nuk ishte vendimi i tij që të mos mbetej me Milanin ose të largohej nga Chelsea.

“Qëndrimi te Milani apo Chelsea? Unë nuk jam i vetmi që vendos. Unë kisha një ndjenjë që ata nuk do të llogariteshin tek unë”, tha ai.

“Gattuso? Kishim një marrëdhënie jo aq-negative. Nëse ai është një trajner i çuditshëm? Është speciale. Ai ka aq shumë karakter, ishte interesante të ishe me të”, pohoi ai./ORAinfo/

Komento: