Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që ata t’i kushtojnë vëmendje maksimale shëndetit të tyre, veçanërisht shëndetit seksual.
Mungesa e ushtrimeve fizike, dieta jo e shëndetshme dhe stili i jetesës jo të mirë mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë tuaj seksuale, por ka disa ushqime në veçanti, që mund të ndihmojnë në rritjen e performancës suaj seksuale.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Nutrients”, konsumimi i vetëm rreth 60 gramë arra mund të rezultojë i dobishëm në rritjen e performancës suaj seksuale, shkruan food.ntv, transmeton Klankosova.
Rjedhimisht, edhe ëmbëlsira tradicionale, bakllavaja e përgatitur me arra ndikon njëjtë në këtë performancë tek burrat.
Në mënyrë që të përcaktohet nëse konsumimi i rregullt i arrave ka ndonjë efekt në funksionet seksuale dhe në cilësinë e spermës, studiuesit zhvilluan një studim ndërhyrjeje ushqyese mbi pjesëmarrjen e shëndetshme të moshës riprodhuese.
Sipas studimit, shtimi i arrave në dietë mund të përmirësojë dëshirën seksuale dhe cilësinë e orgazmës.