Balaj: Bllokimi i llogarive të Telekomit sjellë dëme zinxhirore

16:33 | 04 Maj 2024
balaj:-bllokimi-i-llogarive-te-telekomit-sjelle-deme-zinxhirore

Telekomi i Kosovës është në gjendje kaotike për shkak të bllokimit të llogarive , tha për Radio Kosovën, Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj organizate. Sipas tij, nuk janë në pyetje vetëm pagat e punëtorëve, por për pasojë të bllokimit të llogarive, do të bllokohet i gjithë Telekomi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Marrëdhënie me Publikun në Telekomin e Kosovës, Fadil Lepaja, tha se në seancën e fundit gjyqësore, ende nuk është marrë ndonjë vendim për këtë çështje.

Punëtorët e Telekomit të Kosovës vazhdojnë të punojnë pa paga, për arsye të  bllokimit të llogarive bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale. Lidhur me këtë, me datën 2 maj, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës dhe Kreditorit Dardafon. Ushtruesi i detyrës së drejtorit për marrëdhënie me publikun në Telekomin e Kosovës, Fadil Lepaja, i tha Radio Kosovës se ende nuk ka lëvizje pozitive në këtë drejtim.

“Në drejtim të llogarive nuk ka kurrfarë ndryshimi, gjykata nuk ka marrë vendim për atë punë.  Kaq mund të them njëherë për njëherë”, tha Lepaja.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj, tha se gjendja në Telekom është kaotike dhe nuk përfundon vetëm me mosmarrje të pagës, por bllokimi i llogarive do të sjellë dëme zinxhirore.

Ton “Nuk ka paga, është gjendje kaotike në Telekom, llogaritë janë të bllokuara, janë bankat që në vazhdimësi po na thërrasin. Tashmë kanë filluar edhe bashkë-huamarrësve t’ua bllokojnë llogaritë e gjithashtu janë shpenzimet tona që ne i mbajmë familjet me to. Por edhe Telekomi mund të bllokohet shpejt për shkak të mospagesës së naftës, rrymës, qirave të antenave e të tjera”, tha Balaj.

Lidhur me seancën e dy majit, Balaj tha se ekspertiza është kthyer në rishikim dhe nuk ka pasur ndonjë vendim. Ai tha se ka pasur ndërhyrje në ekspertizë.

Ton “Unë personalisht mund të them se edhe ekspertët financiarë nuk ka qenë korrekt sepse, njëri nga ta është në konflikt interesi për arsye se njëri nga aksionaret që është 50% me pronarin e ish z-mobile e ka vajzën e tij eksperte financiare aty. Ky është dyshim i madh që ekspertiza është bërë në dëm të Telekomit, sepse aty janë lidhjet familjare”, tha ai.

Balaj tha se nuk dëshirojnë që të shkojnë në protesta për kaos social të cilat mund të prodhojnë edhe dhunë.

“Jemi mbështetur për muri dhe nuk kemi ku shkojmë”, tha ai.

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar para dy muajve llogaritë bankare, pas vendimit të Gjykatës Komerciale lidhur me borxhin prej 5.7 milionë euro ndaj Z-Mobile.

Komento: