Real Madrid ka kaluar në finale të Botërorit të klubeve.
Real Madrid e ka mundur sonte kampionin e Azisë, Kashima Atlers për të kaluar në finale të Botërorit të klubeve që organizohet nga FIFA.
Protagonist i kësaj ndeshje ishte Gareth Bale që shënoi tre gola.
Pas Al-Ain, Real Madrid është skuadra që është kualifikuar në finale të Botërorit të Klubeve, pasi që ka mposhtur sot kampionin e Azisë, skuadrën japoneze Kashima Atlers me rezultat 1-3.
Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar dhe Real Madrid e kishte të vështirë që të thyente skuadrën japoneze.
Megjithatë goli erdhi në minutën e 44-të pas një bashkëpunimi të mirë mes Marcelo dhe Bale, ku ky i fundit shënoi gol.
Me rezultat 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë pamë një Real Madrid tjetër ku përsëri në qendër ishte Bale.
Ai shënoi dy gola të shpejt për ti dhënë epërsi komode Realit prej 0-3 duke shënuar dy gola për dy minuta.
Në minutën e 53-të, ai shfrytëzon një gabim të mbrojtjes japoneze për të shënuar për dyfishim të epërsisë, derisa pas dy minutave përsëri ishte ai me Marcelon të cilët shënun golin e fundit.
Japonezët fillojnë të kthehen në lojë dhe ngushtojnë epërsinë në minutën e 78-të me Doi.
Ky gol fillimisht u anulua pasi që u konsiderua pozitë jashtëloje por pas rishikimit në VAR u pa që ishte gol i shënuar në mënyrë të rregullt.
Japonezët tentuan që të kthehen përsëri në rezultat dhe rrezikuan në minutën e 84-të por pa sukses.
Minutat e fundit Real Madrid i kontrolloj me lehtësi, duke kaluar kështu në finale të Botërorit të Klubeve të organizuar nga FIFA për herë të tretë, ku do të takohet me Al-Ain, skuadër kjo që dje me penallti eliminoi River Platen.