Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, por a e do atë Zidane?

22:22 | 08 Maj 2019

Duket se lojtari Gareth Bale dëshiron që akoma të qëndroi në skuadrën e Real Madridit.

Menaxher i Gareth Bale, Jonathan Barnett, ka treguar se anësori uellsian nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi tani për tani.

Ylli uellsian është injoruar pothuajse plotësisht që prej kthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit të Real Madridit, prandaj muajt e fundit është përfolur se ai do të largohet në verë.

“Nuk jam i sigurt nëse Zidane dëshiron që ai të qëndrojë, por për momentin Bale dëshiron të qëndrojë”, tha Barnett për Sky Sport.

“Ai ka kontratë me klubit dhe me kënaqësi dëshiron ta respektojë deri në viti n2022”, shtoi ai.

“Ai ka qenë dhe është, sipas mendimit tim, ndër tre apo katër lojtarët më të mirë në botë. Zidane nuk mendon kështu, ky është opinioni i tij dhe nuk dua ta kritikoj”, shpjegoi ai.

Komento: