“Bale nuk po i përmbushë pritshmëritë e Realit”

15:32 | 20 Qershor 2019

Gareth Bale nuk po e gjen më veten pjesë të gjigandit spanjoll.

Ai nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e Real Madridit, pavarësisht se ka fituar 13 trofe në ‘Bernabeu’ që nga nënshkrimi për një shumë rekorde.

Kjo është pikëpamja e ish-presidentit të Realit, Roman Calderon, i cili beson se e ardhmja e pasigurt e anësorit është bërë një ‘problem’ për Los Blancos.

Bale, i cili i kushtoi klubit rreth 100 milionë euro kur u ble në vitin 2013, është lidhur me një largim nga Reali këtë verë, transmeton lajmi.

”Është një problem. Më vjen keq për lojtarin, por e vërteta është se ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kur erdhi”, tha fillimisht spanjolli.

”Pas gjashtë vjetësh, situata e tij është shumë e vështirë. Zidane nuk e ka në planin e tij, në mënyrë të qartë, dhe ai e ka dëshmuar gjatë dy muajve të fundit, kur mori klubin dhe Bale u ul në stol”.

”Për mua opsioni më i mirë do ishte huazimi diku tjetër”, deklaroi Calderon.

Komento: