Bale nuk po kalon mirë tek Reali, flet më në fund lojtari

21:20 | 27 Shkurt 2019

Ylli uellsian i Real Madridit më në fund ka thyer heshtjen.

Bale ka qenë pjesë e madhe e medieve sportive në ditët e fundit, për pakënaqësitë e tij te skuadra nga ‘Santiago Bernabeu’.

Mediet në Spanjë raportonin se situata e Bale te Real Madrid nuk është aspak e mirë, me lojtarin që raportohej se po qëndronte i distancuar edhe nga pjesa e tjetër e skuadrës.

Gjërat më shumë u komplikuan pas ndeshjes së fundit që Real Madrid e zhvilloi me Levanten në udhëtim.

Por, ish anëtari i Tottenhamit ka thyer heshtjen duke përgënjeshtruar gjithë zërat pak kohë para ndeshjes së kthimit me Barcelonën në ‘Santiago Bernabeu’.

“Ekip. Të bashkuar. Hala Madrid”, ka shkruar Bale në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Komento: