Bale po largohet nga Real Madrid, të interesuara katër skuadra të mëdha

16:25 | 11 Prill 2019

Gareth Bale është futbollisti i Real Madridit e që përfundimisht ka vendosur të largohet nga kjo skuadër këtë sezon.

Gareth Bale nuk është në planet e Real Madrid, andaj do të shitet në afatin kalimtar veror.

Skuadra spanjolle i ka bërë me dije uellsianit se është i lirë që ta zgjedh skuadrën e tij të re, përcjell lajmi.

Chelsea, Manchester United, Tottenham dhe Bayern Munich, janë të interesuara në shërbimet e Gareth Bale.

Real Madrid i do 90 milionë euro nga shitja e uellsianit, gjersa klubet që janë në garë nuk ofrojnë më shumë se 75 milionë.

Komento: