Bale po largohet nga Real Madridi, po kalon te gjiganti i Premierligës

14:35 | 23 Prill 2019

Gareth Bale në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra e Real Madridit.

Zinedine Zidane nuk llogaritë në shërbimet e Gareth Bale për sezonin e ri, duke i bërë me dije që ta kërkojë një skuadër të re.

Real Madrid e ka të vështirë shitjen e uellsianit, pasi problem kryesore është paga e tij e lartë.

Madrilenët do të shpëtojnë nga Bale për vetëm një sezon, pasi Manchester United është i interesuar në huazimin e tij.

Uellsiani do të huazohet te skuadra angleze, ndërsa Real Madrid do të paguajë gjysmën e pagës së tij dhe do t’i përfitojë 8 milionë euro nga huazimi.

Komento: