Bali Muharremaj njofton se është zhbllokuar xhirollogaria e Komunës së Suharekës

20:08 | 29 Tetor 2024
bali-muharremaj-njofton-se-eshte-zhbllokuar-xhirollogaria-e-komunes-se-suharekes

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se tashmë është aktive xhirollogaria e kësaj komune, për të cilën njoftoi dje se ishte bllokuar dhe për këtë akuzoi Qeverinë e Kosovës.

Muharremaj ua ka lënë meritën për këtë mediave.

“Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar.  Puna do të vazhdoj e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve. ✅🫡”, ka shkruar Muharremaj.

Komento: