Balje me kërkesë për komunë në takim me Kurtin, pasi e kryen: Nuk kemi marrë dhe as s’kemi dhënë konfirmim që e votoj Qeverinë

10:38 | 03 April 2025
balje-me-kerkese-per-komune-ne-takim-me-kurtin,-pasi-e-kryen:-nuk-kemi-marre-dhe-as-s’kemi-dhene-konfirmim-qe-e-votoj-qeverine

Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.

Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.

“Sot ne kemi pasë takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve. S’ka asgjë konkrete”.

Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.

Balje tha se ka mbetur që edhe nga ana e Kurtit “të mendojë” dhe më pas të kthejë përgjigje.

Komento:
loading