Ballkani e mbron me sukses titullin e kampionit.
Ballkani është shpallur kampion për herë të dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka pas fitores së sotme ndaj Ferizajt, me rezultat 2-0, e ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.
Në anën tjetër përcjellësi më i afërt Drita, ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat minimal 0-1.
Ballkani ka zhvilluar një sezon tjetër të jashtëzakonshëm, kështu duke e mbrojtur titullin e kampionit. Drita ishte skuadra që luftoi me të për thuajse të gjithë sezonin, duke qenë për një periudhë edhe lidere.
Për Ballkanin ky është titulli i dytë në histori të klubit.