Zyrtare: Ballkani e përforcon mesfushën me Vesel Limajn.
Ballkani ka njoftuar se e ka përforcuar mesfushën me Vesel Limajn.
Këtë klubi suharekas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, duke shtuar se ai më parë ëshë shpallur kampion me Tiranën në Superioren e Shqipërisë.
Ai gjithashtu është fitues i Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë me Kukësin.
Limaj vjen në Suharekë nga Rumania, ku mbrojti ngjyrat e FC Hermannstadt.
“Mirë se vjen në shtëpinë tuaj Vesel Limja”, thuhet në njoftim.
Ballkani gjatë sezonit të kaluar u shpall kampion, teksa të martën do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përballë Ludogoretsit.