Ndeshje interesante është zhvilluar mes Llapit dhe Ballkanit.
Sot (e shtunë) janë zhvilluar tri ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Ballkanit ka arritur të shkaktojë befasinë e ditës, duke arritur të marrë një barazim 1:1 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ndaj Llapit.
Mysafirët nga Theranda, kishin epërsi që nga minuta e 5’, kur Topalli shënoi për 0-1.
Vendasit pas shumë përpjekjeve, arritën të barazonin në 1:1 rezultatin, kur Zhdrella shënoi nga penalltia në minutën e 84’.
Në dy ndeshjet tjera të zhvilluar në orar të njëjtë, Drita ka mposhtur 2:0 Lirinë, ndërsa Drenica në ‘Bajram Aliu’, ka barazuar 0-0 me Ferizajin.