‘Ballkani në prag të konfliktit ushtarak’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Ballkani në prag të konfliktit ushtarak’

15:32 | 31 Janar 2019

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, ndikimi i Rusisë në sigurinë e Ballkanit është serioz dhe që mund ta cojë këtë regjion drejt konfliktit ushtarak.

Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019.
Sipas këtij raporti, Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni.
“Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në raport, raporton REL.
Sipas raportit, grupi militant Shteti Islamik dhe organizata terroriste Al-Kaida, vazhdojnë të konsiderohen rrezik për sigurinë në botë.

Komento: