S’ndalet Ballkani, mposht edhe Arbërinë.
Lideri i Superligës Ballkani ka arritur të mposhtë Arbërinë për të siguruar fitoren e pestë në sezonin e ri.
Skuadra e Ismet Munishit fitoi me rezultat 4:2 si mysafire, duke përmbysur rezultatin.
Sunaj Hasan ia dha epërsinë fillimisht Arbërisë në minutën e 35-të. Mirlind Daku barazoi rezultatin në minutën e 52-të.
Almir Kryeziu ia ktheu epërsinë Arbërisë në minutën e 67-të, ndërsa Armend Thaçi barazoi gjithçka shtatë gjashtë minuta pas tij.
Në minutën e 83-të, gjyqtari akordoi një penallti të dyshimtë për Ballkanin që mori epërsinë, me Mirlind Dakun që ishte i saktë nga 11-metërshi.
Në minutat shtesë, Ermal Krasniqi realizoi golin e fundit për fitoren e Ballkanit.
Ballkani tani ka 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe prin në tabelë. Arbëria është e treta me tetë pikë. Drita është e dyta me nëntë pikë, por me vetëm tri ndeshje të zhvilluara.