Pas eliminimit nga garat e Ligës së Kampionëve, Ballkani i ka nisur me fitore kualifikimet në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi pa ndonjë telashe ndaj kampionëve të Irlandës së Veriut, Larne.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 3:0.
Kampionët e Kosovës e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, andaj edhe me meritë regjistruan fitore në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.
Skuadrës nga Suhareka epërsinë fillestare ia dha Albion Rrahmani, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 26-të.
Shtatë minuta më vonë – 33’, Ballkani ndërtoi një aksion të bukur, me Nazmi Gripshin që dha një asistim për Almir Kryeziun, që dyfishoi epërsinë. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë.
Gripshi u regjistrua në listën e golashënuesve, pasi shënoi në minutën e 67-të. Ai u asistua nga Rrahmani.
“Portokallezinjtë” me këtë fitore dhe lojë të treguar mund të vlerësohet se janë me një këmbë në raundin tjetër.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Solitude” në Belfast.