Ballkani – Prishtina, finalja e Kupës së Kosovës

18:44 | 17 June 2020

FC Ballkani dhe FC Prishtina kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2019/2020.

Të dy këto skuadra, kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të zhvilluara të mërkurën pasdite.

Ballkanit i ka mjaftuar një barazim 1:1 në ‘Rexhep Rexhepi’, për finalen e parë në histori të klubit.

Ndeshja e parë në Theranadë kishte përfunduar 0-0.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka arritur të mposht Drenicën edhe në ndeshjen e dytë, duke triumfuar në ‘Bajram Aliu’ me rezultat 2:3.

Përballja e parë në ‘Fadil Vokrri’, ishte fituar 3:0 nga skuadra e drejtuar nga Armend Dallku.

Komento: