Ballkani ka shënuar fitore bindëse ndaj Llapit, në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë në Superligën e Kosovës.
Kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 0:3 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Albion Rrahmani (24’), Armend Thaqi (56’) dhe Meriton Korenica (59’) shënuan në fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.
Ballkani pas kësaj fitore ka 57 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, tani me vetëm një pikë më pak se Drita.
Therandasit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Prishtinës. Kjo përballje do të zhvillohet javën e ardhshme.
Llapi e mbylli stinorin vjeshtor me 20 pikë dhe në pozitën e gjashtë.