Mbyllet pa gola pjesa e parë, Krasniqi lëshon mundësi të artë në sekondat e fundit.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Slavia Praga, e vlefshme për Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja deri tani ishte e qetë me shumë pak raste shënimi.
Slavia Praga e pati një dominim më të lehtë, por që nuk u rrezikua asnjëherë seriozisht porta e Stivi Frashërit.
Ndërsa krejt në fund të ndeshjes, Ermal Krasniqi pati mundësi të artë shënimi, por u tregua egoist dhe goditi vet, goditje e cila përfundoi jashtë porte.