Ballkani vazhdon me fitore, Trepça ’89 përmbys Arbërinë, ndahen në paqe Gjilani dhe “Nikli”

15:33 | 31 Tetor 2020

Ballkani e ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive në Superligën e Kosovës.

Të besuarit e Ismet Munishi janë përballur të shtunën me Besën e Pejës.

Kjo ndeshje nuk pati dilema. Ndeshja e zhvilluar në Suharekë, i takoi Ballkanit me rezultat bindës, 4:1.

Mirlind Daku realizoi dygolësh në minutat ’27 dhe ’30, derisa dy gola i shënoi edhe Meriton Korenica në minutat ’80 dhe ’90.

Me këtë fitore, Ballkani e “blindon” pozitën e parë në tabelë me 25 pikë pas dhjetë xhirosh.

Kurse, Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë.

Komento: