Stafi i Italisë i fascinuar me humbjen në peshë të Balotelli.
Mario Balotelli është rikthyer në kombëtaren e Italisë, pas një periudhe të gjatë.
Forma e mirë në Superligën e Turqisë i ka mundësuar Balotellit që të fitojë një ftesë nga Roberto Mancini, për ndeshjet e radhës.

Për lojtarin, komente ka dhënë edhe asistenti i Attillio Lombardo, i cili është shumë i kënaqur me gjendjen fizike të lojtarit.
“Ai ka humbur shumë peshë”, ka thënë Lombardo, transmeton lajmi.net.
“Nuk e di nëse kjo ishte për shkak të infektimit me Covid-19 ose çfarë. Nuk e kam parë për kohë të gjatë dhe është më vështirë ta përcjell tashmë që luan jashtë vendit. Nuk prisja ta shoh në formë kaq të mirë. Ishte surprizë e këndshme”, shtoi ai.
Balotelli është tashmë 31 vjeçar, dhe në karrierën e tij ka shënuar 14 gola në 36 paraqitje me Italinë.