Balotelli me deklaratë të papritur për Messi dhe Ronaldon

10:53 | 25 Prill 2023

Balotelli: Është faji im që Messi e Ronaldo kanë kaq shumë Topa të Artë.

Mario Balotelli ka thënë se ai është fajtori që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë kaq shumë Topa të Artë në karrierën e tyre.
Sulmuesi italian ishte konsideruar si njëri nga talentet më të mëdhenj të futbollit, po sjelljet e tij e kanë penguar që ta dëshmojë veten. Janë ato gabime që e kanë penguar atë të përmbushë realisht potencialin e tij dhe të renditet përkrah lojtarëve më të mirë në planet.

Në një podcast me Muschio Selvaggio Balotelli tha se ish-agjenti i tij Mino Raiola gjithmonë i ka thënë se është Messi dhe Ronaldo mund të sfidoheshin nga ai, por sjelljet jo të duhura po e pengojnë këtë objektiv, përcjellë lami.

“Raiola gjithmonë më thoshte të njëjtën gjë: Nëse Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë kaq shumë trofe të Topit të Artë, është faji yt. Ai kishte të drejtë, shumë shpesh luaja me 20% të aftësive të mia.”, tha fillimisht Balotelli.

Balotelli tani është duke luajtur në Zvicër me Sionin dhe beson se ka ende shumë për të dhënë, me 32-vjeçarin që refuzon të heqë dorë nga shpresa për të rritur numrin e tij prej 36 paraqitjesh ndërkombëtare me Italinë.

“Kur vesh fanellën e ‘Azzurrëve’, ndjenja është e pabesueshme. Gjithmonë kam shkuar mirë me Roberto Mancinin, nuk është e vërtetë që jemi grindur në Manchester City. Unë ende e ndiej se jam i denjë për kombëtaren”, theksoi ai.

Komento: