Balotelli nuk po zë vend askund, transferohet në klubin e 11-të në karrierë

12:33 | 31 August 2022

Balotelli transferohet në klubin e 11-të në karrierë.

Mario Balotelli ka arritur marrëveshje personale me klubin zviceran, FC Sion.

Sulmuesi italian kështu do të transferohet në klubin e 11-të në karrierë, vetëm pak ditë pasi I prishi punët me trajnerin e deridjeshëm, Vincenzo Montella, me të cilin punuan bashkë në klubin turk, Adana Demirspor.

Ai i ishte bashkuar Adanas në korrik të vitit 2021 me një kontratë trevjeçare, por sërish u tregua problematik dhe u largua prej aty para kohe.

Tash, eksperti I transfereve, Fabrizio Romano raporton se është arritur marrëveshja tottale që lojtari të shkojë në Superligën zvicerane, përcjell “Gazeta Express”.

32 vjeçari do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore sot dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me klbine ri.

Ish-futbollisti I Manchester Cityt dhe Liverpoolit synon ta ndihmojë ekipin zviceran drejt arritjes së objektivave.

Balotelli I kishte realizuar 19 gola me Adana Demirsporin sezonin e kaluar dhe ishte duke e rikthyer formën e dikurshme.

Ish-futbollisti I Milanit dhe I Interit ka mundur ta kishte një karrierë shumë më të suksesshme, por shpesh e lëshuan nervat dhe solli probleme në problemet ku luajti.

Një kohë ishte lojtar I rëndësishëm edhe në Kombëtaren e Italisë.

Komento: