Balotelli përsëri në elementin e tij, tallet keq me këtë lojtar

12:30 | 15 December 2018

Sulmuesi italian MArio Balotelli është rikther përsëri në elementin e tij të çuditshëm.

Thomas Müller përfundoi në qendër të vëmendjes këtë javë, por për arsyen e gabuar, sepse sulmuesi nuk shënon më si në kulmin e karrierës së vet, ndërsa në ndeshjen kundër Ajax-it kreu një faull skandaloz ndaj Maximilian Ëöber, duke dalë me karton të kuq dhe duke rrezikuar dy ndeshje pezullim.

Gjesti i tij bëri xhiron e botës dhe tashmë Mario Balotelli përfiton, duke u tallur me sulmuesin bavarez, me një postim.

Heroi i Italisë në Euro 2012 postoi foton e festimit të famshëm pas golit ndaj Gjermanisë, ndërsa Thomas Müller tenton ta shkelmojë si bëri në Holandë, por më pas bie në tokë, duke mbajtur këmbën mes dhimbjesh.

“Thomas Müller është lojtar i madh. Respekt! Thjesht po bëj shaka. Nigel de Jong, e ke parasysh”, komenton sulmuesi italian në Instagram, ku është shumë aktiv.

Komento: