Balotelli po transferohet atje ku nuk e priste askush

11:49 | 24 May 2020

Balotelli drejt largimit nga Evropa, kërkohet nga tri skuadra braziliane.

Mario Balotelli u rikthye në qytetin e lindjes Brescia, për të veshur fanellën bardhekaltër, por pa sukses.

Sulmuesi italian ka realizuar pesë gola në Serie A, por Brescia e tij mbetet e fundit në tabelë dhe me gjasa të vogla të mbijetojë në elitën e futbollit italian.

Super Mario ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga klubi aktual dhe e ardhmja e tij duket larg Evropës.

29-vjeçari ka tri oferta të rëndësishme nga Brazili, me skuadrat e mëdha si Flamengo, Vasco de Gama dhe Botafogo që duan shërbimet e tij.

Ish-sulmuesi i Liverpool, Milan, Inter e Manchester City ka thënë javë më parë se do t’i pëlqente të luante në kampionatin brazilian.

Gjithsesi reprezentuesi italian ka një ofertë tejet të mirë edhe nga Evropa, pasi po kërkohet nga gjiganti turk Galatasaray.

I sigurt është vetëm largimi i tij nga Brescia, por jo edhe e ardhmja e sulmuesit i cili do të nënshkruajë me atë skuadër që i ofron pagë prej katër milionë euro në sezon.

Komento: