Balotelli transferohet në Serie A!

08:28 | 04 Maj 2019

Mario Balotelli pritet të rikthehet gjata afatit të verës në Serie A.

Pas rikthimit në Serie A pas tetë sezonesh, Brescia ka një ëndërr dhe ajo quhet Mario Balotelli.

Supermario është një tifoz i vjetër i kësaj skuadre pasi Brescia është qyteti ku ai është rritur, aty jeton familja e tij që e kishte adoptuar, por edhe prindërit e vërtetë.

Balotelli ka një shtëpi afër stadiumit të Brescias dhe të gjitha këto janë arsye që të bësh të mendosh se rikthimi në Serie A dhe pikërisht në qytetin e tij të fëmijërisë nuk është thjeshtë një ëndërr.

Balotelli është nën kontratë me Marseille deri në 30 qershor dhe nuk dihet nëse do rinovojë, ndërkohë që presidenti i Brescias Massimo Cellino kërkon të transferojë një lider për të udhëhequr skuadrën në Serie A.

Mbetet të shihet nëse Balotelli do të pranojë të kthehet në Itali si dhe të marrë një pagë më të ulët sesa ajo në Francë.

Komento: