Balotellin e përzënë nga qendra stërvitore, kjo është arsyeja

19:06 | 09 June 2020

Balotellin nuk e kanë lënë të futët në qendrën stërvitore të Brescias sot.

Sulmuesi italian sot kishte planifikuar të kryej stërvitjet por nuk ia kanë hapur derën kur ka arritur aty.

Ai u paraqit në “Torbole Casaglia” në orën 8:40, rreth 20 minuta para fillimit të stërvitjeve.

Balotelli ka diskutuar në telefon me drejtuesit e klubit dhe ata i kanë konfirmuar se nuk mund të vazhdoj edhe më tutje të jetë pjesë e skuadrës.

Sulmuesi, para se të kthehej në makinë për të shkuar në shtëpi, iu drejtua reporterëve që ishin të pranishëm duke komentuar: “Tani thoni që nuk dua të stërvitem!”.

Problemet mes Balotellit dhe klubit janë tensionuar ditëve të fundit pasi drejtuesit e Brescias duan ta ndërpresin kontratën njëanshëm, ndërsa lojtari pretendon që ka qenë i lënduar.

Kjo situatë mund t’i dërgoj palët në gjykatë për të zgjidhur çështjen.

Komento: