Balotellin po e kërkojnë dy skuadrat e mëdha, në cilën do të luajë ai?

21:54 | 13 Gusht 2019

Cila do të jetë skuadra e re e Balotellit!?

Kjo është pyetja që po kërkon përgjigje kur po vjen fundi i afatit kalimtar veror.

Ish anëtari i Interit, Manchester Cityt, Milanit, Liverpoolit, Nice e së fundi Marseille, është lojtar i lirë këtë verë, duke nënkuptuar transferim falas.

Pas raportimeve për interesimin e brazilianëve të Flamengos, së fundi është shfaqur edhe skuadra e rikthyer në Serie A.

Bëhet fjalë për Brescia që kërkon rikthimin e Balotellit në Serie A, në mundësinë e tij për të treguar vlerat, që jo pak janë kontestuar së fundi.

Komento: