Bamir Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë

00:04 | 28 Tetor 2022

Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë, kanë kushte të mira aty.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se është takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Topi, në një bisedë në “OraNews”, tha se kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim, pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, por vetëm si mbështetje politike, transmeton Klan Kosova.

“Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë. Me secilin kemi shpenzuar 1 orë e 30 minuta. Takimi ishte vëllazëror dhe kemi bashkëpunuar me ta në nivel bashkëpunimi. Kam bërë vizitën e parë ku Thaçi ishte kryeministër, Krasniqi kreu i Kuvendit”.

“Kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim. Pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, pasi askush nuk mund të ndërhyjë, por kjo nuk na ndalon që ta konsideronim si një mbështetje politike, meqë akuzat po ashtu janë ngritur me një mbështetje politike serbe dhe ruse. Janë njerëz në izolim dhe çdo njeri që e ka përjetuar, kur nuk bën dot jetën tënde, por në standardin e burgjeve që ka Evropa, ata kanë qasje për informacion dhe kanë kushte aty”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Komento: