Banesa vidhet pa u dëmtuar dera – zhduken bizhuteri në vlerë 5 mijë euro në Fushë Kosovë

23:40 | 06 Prill 2026
“dyshohet-se-pervetesuan-cigaret-e-kontrabanduara-ne-vlere-30.000-euro”,-ipk-rekomandon-suspendimin-e-4-policeve

Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar në Fushë Kosovë, ku një banesë është plaçkitur pa shenja të dhunës në hyrje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami”, ku ankuesja E. K ka raportuar se banesa e saj është vjedhur gjatë natës.  Siç mësojnë mediat, ajo kishte dalë nga banesa më 5 prill rreth orës 22:00, së bashku me një shoqe, duke e mbyllur derën me çelës. Mirëpo, kur është kthyer mëngjesin e 6 prillit rreth orës 06:30, ka gjetur banesën në gjendje të rrëmujshme, edhe pse dera nuk kishte shenja dëmtimi.

Sipas ankueses, nga banesa janë vjedhur disa bizhuteri ari dhe një palë syze, me vlerë të përgjithshme rreth 5000 euro. Rasti është raportuar në polici, ndërsa me të marrë informatën është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.  Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit apo personave të përfshirë./Sinjali

Komento: