Banka e Rusisë do ta kërkojë ndalimin e investimit në kriptovaluta, bie Bitcoin-i

15:31 | 16 December 2021

Banka Qendrore e Rusisë dëshiron që t’i ndalojë investimet në kriptovaluta në Rusi, për shkak se sheh rrezik për stabilitetin financiar nga rritja e numrit të transaksioneve me kriptovaluta, thanë dy burime financare të afërta me këtë bankë.

Pas këtij lajmi, vlera e valutës më të vlefshme, Bitcoin, ra nga 49.144 dollarë në 48.656 dollarë, shkruan Reuters.

Rusia për një kohë të gjatë i ka kundërshtuar kriptovalutat, duke thënë se ato mund të përdoren për pastrim parash ose financim të terrorizmit. Ky shtet ua dha kriptovalutave më në fund statusin ligjor vitin e kaluar, por e ndaloi përdorimin e tyre si mjet për pagesë.

Banka Qendrore tani është në bisedime me faktorët e tregjeve dhe ekspertët për një ndalim të mundshëm. Nëse kjo masë miratohet nga deputetët, ajo mund të vlejë për blerjet e reja të kripto-aseteve, por ajo për ato që janë blerë në të kaluarën, tha njëri na burimet, që kërkoi të mbetej anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Një burim tjetër i afërt me Bankën e Rusisë tha se pozicioni i tanishëm i bankës është refuzim i plotë i të gjitha kriptovalutave.

Banka Qendrore ka thënë se sasia vjetore e transaksioneve të kriptovalutave të bëra nga rusët është rreth 5 miliardë dollarë.

Komento: