“Bankat në Kosovë nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë dhe BQK-së”

21:08 | 27 Mars 2020

Musliu-Shoshi tha se bankat në Kosovë nuk po i respektojnë vendimet e BQK-së.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se po merr ankesa të shumta nga qytetarët për bankat e Kosovës.

Ajo thotë se bankat nuk po e respektojnë vendimin e BQK-së.

Disa banka sipas saj janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet e Ministrisë së Financave.

Më tutje, Musliu-Shoshi ka kërkuar nga BQK dhe qeveria t’i ndërmarrë masat e nevojshme.

Komento: