Bankat në Kosovë vazhdojnë të kenë peformancë të mirë, sa i përket fitimeve të inkasuara.
Sipas “Sistemit Fnanciar mujorë- gusht 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti, bankat kanë arritur t’i inkasiojnë 281.4 milionë euro, prej të cilave 208 milionë euro janë inkasuar në emër të interesit, shkruan ORAinfo.
Sipas këtij raporti, profiti neto i bankave gjatë kësaj periudhe ka qenë hiç më pak se 113.2 milionë euro.
Bankat fitimet kanë arritur t’i trashin falë kredive.
Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 4 miliardë e 729 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 13.2 për qind, krahasuar me peiudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Norma mestare e interesit është raportuar të ketë qënë 6.7 për qind.
Ndërkaq, depozitat kanë arritur në shifrën prej 5 miliardë e 838 milionë euro. /ORAinfo/